Rrotullohen gjërat, dikur meksikanët protestonin kundër SHBA-ve për mbylljen e kufirit, ndërsa tani janë pikërisht ata që kërkojnë që amerikanët të qëndrojnë larg vendit të tyre.
E tërë kjo po ndodh për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Meksikanët kanë protestuar për të mbyllur kalimin kufitar jugor të SHBA, pasi dyshohet se amerikanët mund të kalojnë kufirin për t’u larguar nga pandemia që ka kapluar botën.
SHBA tani ka më së shumti raste me koronavirus
Banorët në Sonora, në jug të shtetit amerikan të Arizonës, kanë premtuar se do të bllokojnë trafikun në Meksikë për një ditë të dytë pasi të mbyllnin një pikë kontrolli në vend.
Ata mbanin maska për fytyrën dhe mbanin shenja duke u thënë amerikanëve “të qëndrojnë në shtëpi”.
Meksika ka më pak se 500 raste të konfirmuara Covid-19, ndërsa SHBA është kthyer në vendin më të prekur nga pandemia, duke lënë pas edhe Kinën.
Kufiri supozohet të jetë i mbyllur për të gjithë, përveç biznesit “thelbësor”, por protestuesit thanë se ka pasur pak zbatime dhe asnjë provë nga autoritetet.
Administrata e Presidentit Trump është kujdesur që të marrë masa për njerëzit që kalojnë kufirin nga Meksika në SHBA, pasi sipas tyre janë meksikanët ata që ‘sjellin problem ekonomike dhe sociale’.
Ai njoftoi javën e kaluar se kufiri do të mbyllej për shkak të koronavirusit./arbresh.info/
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...