Dukesha e Sussex u konfirmua sot si narratorja e shfaqjes më të re të Disney+, Elephant, pasi bashkëshorti i saj u filmua duke e sugjeruar atë për një punë në premierën e ‘Lion King’, vitin e kaluar.
Kanali Disneynature bëri njoftimin në Twitter, duke shkruar: “Elefanti” i Disneynature, një film origjinal i transmetuar nga Meghan, Dukesha e Sussex, fillon transmetimin më 3 prill, vetëm në #DisneyPlus.”

Në videon e vitit të kaluar, Duka, në atë kohë 35 vjeç, tregoi interesin e Megan-it për t’u përfshirë në një projekt të Bob Iger-it, shefit të Disney-t. Ai i tha Iger-it: “A e dini se ajo mund të ndryshojë zërin?”
Z. Iger, i befasuar, përgjigjet: “Ah, nuk e dija këtë!”. Në atë moment Harry i tregon se Meghan ishte vërtet e interesuar. Dhe përgjigja e tij ishte: “ Ne do donim ta provonim. Kjo është një ide e shkëlqyer!”
Filmi i ri i Disney-t do të ndjekë një familje elefantësh dhe udhëtimin e tyre nëpër shkretëtirën e Kalaharit, në Afrikë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...