Tetë raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Kosovë, duke çuar kështu numrin e të infektuar në 71.
Por një lajm i mirë sapo është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Vitia tha se kanë marrë rezultatin e parë negativ të njërit nga pacientët me COVID-19 pozitiv, ku shtoi se nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me koronavirus në Kosovë.
Ministri Vitia tha se po vazhdon puna 24 orëshe e MSh-së, IKSHPK dhe Klinikës Infektive.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë
Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.
Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive.
T’i ndihmojmë personelit shëndetësor?
QËNDRONI NË SHTËPI!
MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...