Kreu i Manastirit të Deçanit, Baba Sava Janjiç, përveç punës së tij religjioze, thuhet se angazhohet edhe në aktivitete që kanë për qëllim pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve.
Mirëpo, ditëve të fundit, ai i ka dhënë një rol kontrovers vetës – lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ndërkaq para disa viteve ai kishte thënë se Kosova është një lloj Jerusalemi për serbët, transmeton lajmi.net.
Por, kush është në të vërtetë Sava Janjiç?
Sava Janjiç ka lindur në Dubrovnik të Kroacisë, më 7 dhjetor të vitit 1965. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Trebinje. Ndërsa studimet i përfundoi në vitin 1989 në Universitetin e Beogradit, dega Gjuhë dhe Letërsi angleze, transmeton lajmi.net.
Në vitin 1989, u pranua në manastirin Crna Reka pranë Novi Pazarit si fillestar, në kohën kur peshkopi Artemije ishte në krye të manastirit. Ndërsa një vit më vonë, saktësisht më 14 nëntor të vitit 1990, u bë murg. Dy vite më vonë erdhi në krye të manastirit të Deçanit, ku qëndroi aty deri në fund të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999.
Gjatë kohës së luftës në Kosovë, mediat e huaja i kishin dhënë atij nofkën “kyber monk”, me çka edhe u bë i njohur botërisht. Kjo nofkë iu dha atij për shkak të postimeve të vazhdueshme që bënte në faqen www.decani.yunet.com. Kjo faqe nuk është funksionale tani, për rrjedhojë edhe nuk mund të dihet se çfarë shkrime publikonte Sava në atë kohë.
Pas luftës ai u bë zëdhënësi i “Këshillit Kombëtar Serb për Kosovë e Metohi” dhe anëtar i “Këshillit të Përkohshëm Administrativ të Kosovës”.
Sava është shumë aktiv në rrjetet sociale Facebook dhe Twiter. Ai flet një anglishte shumë të rrjedhshme, dhe komunikon me njerëz të shumtë ndërkombëtarë e vendor.
Në vitin 2008, gjatë një interviste me një gazetar të huaj, Sava ndër tjerash thotë se Kosova për Serbinë është një lloj Jerusalemi.
“Kosova nuk është vetëm një territor i paqes, është një vend që ka ndikim të madh shpirtëror. Për Serbinë është një vend i shenjtë, është Jerusalemi ynë. Duhet kuptuar në një mënyrë tjetër se Kosova do të jetë e Serbisë, derisa në të vazhdojnë të jetojnë serbët dhe kjo është me rëndësishmja”, thotë Sava.
Shikoni videon më poshtë për të parë intervistën.
Liverpooli në “ankth” pas dëmtimit të Isakut
Zjarr në QMF-në në Rahovec, digjet një autoambulancë
Ronaldo i reagon Mbappes, pasi ky i fundit e barazoi rekordi...
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...
Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim d...
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...