VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim reagoi ndaj demantit të dytë nga ana e ambasadës izraelite për vizitën e liderit të opozitës maqedonase në Izrael, Zoran Zaev. Sipas VMRO-së, Zaev krijoi një skandal diplomatik të përmasave ndërkombëtare, transmeton zhurnal.mk
“ Sa e kemi të njohur, Zoran Zaev nuk ka pasur takim me shefin e MOSAD e as që është planifikuar të mbahet një takim i tillë”. Kjo është deklarata më e re e ambasadorit të Izraelit në lidhje me skandalin që e nxiti Zoran Gënjeshtari Zaev.
Ky është demanti i dytë serioz gjatë këtyre tri ditëve, pas të parit ku saktë u theksuar se në takimet kurtuazi të Zaevit në Izrael nuk është biseduar për çështje të sigurisë dhe financiare.
LSDM është nxënë ngushtë. Zoran Gënjeshtari Zaev i solli turp të madh Republikës së Maqedonisë dhe krijoi një skandal të madh diplomatik dhe precedent. Gënjeu”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, transmeton zhurnal.mk
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...