Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi sot në Shkup një takim promovues me pjesëmarrjen e mbi 1.000 anëtarëve të Shtabit qendror dhe shtabeve komunale zgjedhore. Kjo strukturë masive është formuar rishtazi për të përgatitur fushatën për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të prillit 2016, thuhet në komunikatën e partisë qeverisëse shqiptare në Maqedoni.
Takimin e hapi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, duke dorëzuar në mënyrë solemne vendimin për mandatimin e Bekim Nezirit si shef i Shtabit qendror si dhe listën me gjashtë parimet që do të karakterizojnë fushatën e ardhshme të strukturave partiake.
Neziri mbajti një fjalim për të prezantuar objektivat e fushatës dhe gjashtë parimet e porositura prej kryetarit Ahmeti. Ai u shpreh i bindur se duke punuar me përkushtim, entuziazëm e të bashkuar Bashkimi Demokratik për Integrim do të ecte me hapa të sigurtë drejt fitores së radhës, thuhet në komunikatën e BDI-së./KosovaPress/
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...