Shpat Kasapi është hapur rreth përfundimit të lidhjes së tij të gjatë me Afërdita Dreshajn.
“Asgjë, ishte një histori që është mbyllur. I dhamë fund. Ndoshta distanca e bëri të veten. Ishte një lidhje që nuk shkonte”, ka thënë këngëtari në emisionin 1 Kafe me Mamen, transmeton Telegrafi.
I pyetur nga prezantuesja nëse është penduar për vitet që i ka kaluar me modelen dhe këngëtaren, ai ka thënë se e ka shijuar çdo moment me të dhe nuk ndjen kurrfarë pendimi për lidhjen që ka pasur.
Edhe një herë, Shpati nuk i ka mohuar spekulimet që thoshin se kënga “Do ta dua” i është kushtuar Afërditës.
Këngëtari ka thënë se ka pasur një lidhje të gjatë me ish-të dashurën e tij, prandaj nuk do të ishte e çuditshme edhe po t’ia kushtonte këngën.
Liverpooli në “ankth” pas dëmtimit të Isakut
Zjarr në QMF-në në Rahovec, digjet një autoambulancë
Ronaldo i reagon Mbappes, pasi ky i fundit e barazoi rekordi...
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...
Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim d...
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...