Një person pa shenja jete është gjetur sot në rrugën “Shkupi”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia ka dalë në vend ngjarje me ç’rast ka hasur në viktimën mashkull 82-vjeçar, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar për obduksion.
“Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti që është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka konfirmuar Ahmeti./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...