Autoritetet në Afrikën e Jugut kanë deklaruar se do të ndërtojnë një mur rrethues rreth 40 kilometra përgjatë kufirit me Zimbabve, për të parandaluar hyrjen e paligjshme të migrantëve, nga frika e përhapjes së coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjellë Telegrafi, muri do të ngrihet në secilën anë të Portit të Hyrjes në Tokën e Beitbridge, për t’u siguruar që asnjë person që nuk posedon dokumente ose i infektuar të mos hyj në vend.
Raportohet se që nga e premtja Afrika e Jugut ka konfirmuar 202 raste nga coronavirusi, ndërsa asnjë të vdekur.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tashmë ka urdhëruar mbylljen e 35 pikave të hyrjes në tokë.
“Kjo masë nuk do të jetë e efektshme nëse ‘muret’ në kufi nuk janë të sigurta”, tha Ministrja e Infrastrukturës, Patricia de Lille.
Ajo më tutje ka shtuar se punimet pritet të përfundojnë brenda një muaji.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...