Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm në Kosovë kanë ardhur edhe 39 qytetarë, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se qytetarët do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.
Abdixhiku ka shtuar gjithashtu se të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen jashtë vendit që duan të kthen në Kosovë duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat.

“Sot herët në mëngjes kthyem në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra. Dje kthyem ekipin Kombëtar të Boksit. Të gjithë do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.
Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat tona jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë. Këtë punë do ta bëjmë dhe zhvillimet tjera s’janë brenga e jona tani.
E falenderoj Ministrin Quni dhe Ushtrinë e Kosovës që menjëherë dhe me profesionalizëm po na ndihmojnë.
Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në Konvikte për 14 ditë”, ka shkruar Abdixhiku../arbresh.info/


Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...