Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, mori pjesë në videokonferencën e sotme “Western Balkan Conference” të organizuar nga Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, e ku ishin prezentë Komisioneri Evropian , Varhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Schallenberg, Ministrja për BE-në, Edtstadler, dhe të gjithë Kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti, përveç tjerash, theksoi:
Popullsia e Kosovës është e re dhe energjike prandaj nuk dyshoj se ne mundemi të punojmë shumë. Por, është e domosdoshme që edhe Bashkimi Evropian të punojë dhe të jetë i përkushtuar për neve.
Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërgjatë../arbresh.info/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...