Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike sa i përket heqjes pjesërisht të taksës 100 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kryeziu ka pohuar se Lidhja Demokratike e Kosovës, si pjesë e koalicionit qeverisë nuk ka mundur të ndikojë në qëndrimin e Kurtit për heqjen e taksës, si ka propozuar kjo parti, prandaj do të duhet të pranojë propozimin e Kurtit.
“LDK do të duhej që të pranonte propozimin e kryeministrit Kurti, edhe të mundësojë që sot ose nesër, Qeveria të marrë vendimin e propozuar për 15 mars”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.
Ai ka deklaruar se 15 marsi e 1 prilli, janë dy javë edhe as në kohë e as në përmbajtje nuk përbëjnë kurrfarë ndryshimi nga propozimet për heqje të tërësishme të taksës.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me heqjen e pjesshme të taksës. Ndërsa, kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se taksa 100 për qind do të largohet pjesërisht vetëm për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që nga 15 marsi.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116