Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjendja e shtatë pacientëve të cilët janë të infektuar me coronavirus dhe ndodhen në Klinikën për Sëmundje Infektive është stabile.
“Paradite, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të mbajë takim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse dhe Komisionin për Ndjekje dhe Informim për gjendjet e coronavirusit. Mbledhja do të mbahet në përbërje më të gjerë, ndërsa në aty do të marrin pjesë edhe ekspertë me përvojë nga fusha të ndryshme”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim, sipas njoftimit, do të bisedohet për masat e reja eventuale për mbrojtje të popullatës dhe parandalim të shpërndarjes së coronavirusit që Komisioni do t’i jap si propozim në Qeveri.
Rekomandimet do të jenë në rend në mbledhjen e sotme qeveritare, ndërsa vendimi i Qeverisë do të bëhet i ditur pas përfundimit të mbledhjes.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116