Krijuesit të armëve të famshëm Heckler & Koch i është dhënë një kontratë shtesë nga ushtria amerikane për prodhimin e pushkëve të reja snajper, kontratë që kap vlerën deri në 34 milionë dollarë.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tha të mërkurën se Heckler & Koch Defense Inc. iu dha një kontratë rreth 33,5 milionë dollarë për W15QKN-16-D-0051 për sistemet Sniper Compact Semi-Automatic dhe Snack Marksman Rifle, transmeton Telegrafi.

Sipas kontratës këto snajperë pritet të përfundojnë deri më 16 mars 2022.
Sipas kushteve të çmimit, HK Defense do të prodhojë pushkë të reja, që përfshin sistemin e ri Sniper Compact Semi-Automatic Sniper (CSASS) për ushtrinë amerikane. Pushka e re HK është një variant i lehtë i tipit G28 7.62 mm në përdorim nga ushtria gjermane.
Heckler & Koch gjithashtu do të sigurojë pjesë rezervë, mbështetje dhe trajnim për ushtrinë.
Dështimi i Milanit në Serie A, largime të mëdha nga klubi nu...
Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Ka...
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...