Nëse jeni një duhanpirës i rregullt ose tymosni cigare elektronike, gjasat që mushkëritë tuaja të dëmtohen janë të mëdha. Së fundmi, nisur nga përhapja e Covid-19 që dëmton mushkëritë, ka vendosur në qendër të studimeve rastin e personave duhanpirës.
Statistikat tregojnë se në Kinë burrat e diagnostikuar me Covid-19 përbëjnë pak më shumë se gjysmën e rasteve të infektuara. Në Kinë, më shumë se gjysma e burrave janë duhanpirës, ndërsa gratë që pinë duhan janë 2% më pak se ta. Pirja e duhanit mund të jetë një faktor i rëndësishëm përsa i përket infektimit.
Ekzpozimi ndaj duhanit dhe produkteve të tij dëmton aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet dhe këtu nuk përbën përjashtim as koronavirusi. Koronavirusi sulmon sistemin respirator (të frymëmarrjes) dhe mushkëritë janë organi më i rëndësishëm i këtij sistemi për shkak se bëjnë shkëmbimin e gazeve oksigjen dhe dioksid karboni.
Thënë kjo, që duhanpirësit mund të jenë më të ndjeshëm ndaj koronavirusit sepse organizmi i tyre ka më pak aftësi për të shmangur infeksionin.
Ekspertët po punojnë ende në lidhje me analizën e plotë të koronavirusit, ndaj deri atëherë të gjithë njerëzit pa përjashtim duhet të kenë higjienë të lartë.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur