Mijëra protestues janë mbledhur në Berlin para zyrës së kancelares Angela Merkel për t’i kërkuar hapjen e kufijve mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.
Të paktën tre mijë persona janë mbledhur në Berlin, ndërsa protesta të ngjashme janë mbajtur në Hamburd dhe Potsdam, sipas mediave gjermane, transmeton portali arbresh.info.
Grupi “Seebrücke” (shq. “Ura e detit”), që mbajti protestat, shkroi që janë kundër politikës së mbylljes së BE dhe janë për hapje të kufijve.
“Seebrücke” thotë se dëshiron kalim të sigurt dhe marrjen fund të kriminalizimit të shpëtimit civil.

Marrëveshja ‘toksike’ BE-Turqi
Protestat u organizuan ndërsa mijëra refugjatë u mblodhën në kufirin grek pasi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi javën e kaluar se vendi i tij nuk do të ndalojë më kalimin e migrantëve në BE.
Sipas të ashtuquajturës marrëveshje për refugjatët midis BE-së dhe Turqisë, të dy palët bashkëpunuan në ndalimin e migrantëve për të kaluar në BE nga Turqia./arbresh.info/
“Stop the toxic EU-Turkey deal” #WirHabenPlatz #buildbridgesnotwalls pic.twitter.com/UPQ7gnm2nO
— Seebrücke Berlin (@SeebrueckeB) March 3, 2020
Haxhiu priti në takim Federatën e Kickbox-it të Kosovës
Vuçiq sulmon Kurtin: Ka dalë për gjueti ndaj serbëve në Koso...
Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajnat thyejnë qendrën tregtare d...
Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë, trupi dërgohet...
Raportohet zhdukja e një gruaje në Obiliq, Policia nis hetim...
Vjedhje në Prishtinë, thyhet aparati i parkingut dhe merren ...