Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sipas burimeve të gazetës koha, duket të jetë kandidati më serioz për bartës të listës së deputetëve të bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në njësinë e dytë zgjedhore.
Sipas burimeve, Osmani është afër të përzgjidhet për bartës nga Kryesia qendrore dhe kryetari Ali Ahmeti, sidomos pas ndasive dhe lotimeve të shumta për tre-katër emra për bartës.
Deri më 10 mars është afati i dorëzimit të listave për deputetë, kështu që partitë politike në Maqedoni kanë afat edhe një javë për emrat konkret për deputetë.
Zgjedhjet e 12 prillit janë zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe vinë si pasojë e mosmarrjes së datës për fillim të bisedimeve ndërsa për t’u zbatuar këto zgjedhje, më 3 janar u formua Qeveria teknike ku merr pjesë edhe OBRM-PDUKM.
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...