Sulmuesi, Zlatan Ibrahimovic dhe portieri, Gianluigi Donnarumma janë duke menduar për të ardhmen në AC Milan.
Dy drejtorët e “Rosonerëve”, Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini kanë për plan të largohen në fund të sezonit, andaj thuhet se edhe dyshja mund të largohet, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Corriere dello Sport, suedezi është rikthyer në “San Siro” për shkak të Boban dhe Maldinit dhe nëse këta dy do largohen, atëherë mund të ndodh transferimi në klub tjetër apo pensionimi.

Dyshja i ka premtuar suedezit rol të rëndësishëm në skuadër për sezonin e ardhshëm, sepse 38-vjeçari dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë.
Ndërsa, kontrata e Donnarumma skadon në qershor të vitit 2021 dhe raportimet e fundit thonë se mund të largohet të ndonjë klub që do ta paguajë mbi gjashtë milionë euro në sezon, vlerë të cilën e fiton te shtatë herë kampioni i Evropës./arbresh.info.
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...