
MILAN, ITALY - APRIL 25: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan looks on during the Serie A match between AC Milan and Genoa CFC at Stadio Giuseppe Meazza on April 25, 2012 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
Milani thuhet se është i gatshëm që t’i vazhdojë kontratën Zlatan Ibrahimovicit.
Rossonerët janë të kënaqur me formën e sulmuesit suedez dhe duan që ai të qëndrojë për së paku edhe një sezon në San Siro.
38-vjeçari u transferua në janar si lojtar i lirë te Milani, pasi kontrata e tij me La Galaxyn përfundoi më 31 dhjetor të viti të kaluar.
Tuttosport raporton se skuadra italiane është e lumtur me impaktin që ka bërë Ibra Kadabra në lojën e tyre dhe duan të vazhdojnë bashkëpunimin.
Në marrëveshjen e tyre aktuale është paraparë se nëse skuadra arrin të rikthehet në Ligën e Kampionëve, sulmuesi do të qëndrojë.
Nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, Ibrahimovic mund të largohet, mirëpo duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe ai do të vazhdojë qëndrimin te Milani.
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...