Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean – Hubert Lebet.
Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Ambasadorin Lebet me të arriturat dhe sfidat gjatë vitit të kaluar, si dhe për planet dhe objektivat e Prokurorit të Shtetit për vitin 2020 në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
Në këtë kontekst, Kryeprokurori i Shtetit ka deklaruar faktin se, thelbësore për arritjen e këtyre objektivave është edhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, të cilët në forma dhe me projekte të ndryshme janë duke kontribuar në konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.
Ndërsa, Ambasadori i Zvicrës ka shprehur vlerësimin dhe mbështetjen e tij për Prokurorin e Shtetit në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe ligjore.
Të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm në mes institucionit të Prokurorit të Shtetit, Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe institucioneve të drejtësisë në Zvicër, me ç’rast konfirmuan vullnetin dhe gatishmërinë e dyanshme për ta avancuar edhe më tej këtë bashkëpunim, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Në fund të takimit, Kryeprokurori Lumezi ka shprehur falënderim për shtetin e Zvicrës, duke e çmuar lart ndihmën dhe përkrahjen e dhënë nga Ambasadori Lebet për institucionin e Prokurorit të Shtetit./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116