Katër deputetë tjerë në parlamentin iranian janë infektuar me virusin potencialisht vdekjeprurës të koronavirusit (Covid-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Në Iran, së paku 26 persona kanë vdekur nga infeksioni i koronavirusit, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi u bë e ditur se me këtë virus janë infektuar 245 iranianë.
Në mesin e të infektuarve janë nënkryetarja e Iranit Masoumeh Ebtekar, zëvendës ministri i Shëndetësisë Iraj Harirchi, deputeti Mahmoud Sadqi dhe kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe Punëve të Jashtme Mojteba Zannour.
Anëtari i kryesisë së parlamentit iranian, Muhamed Ali Vekili në Twitter tha se 30 përfaqësues tjerë parlamentarë janë testuar ndaj koronavirusit dhe katër të tjerë ishin pozitivë. Ai nuk zbuloi identitetin e parlamentarëve të infektuar.
Koronavirusi në fund të vitit të kaluar u paraqit dhe shpejtë u përhap në qytetin kinez Wuhan, ndërsa raste të infektimit janë konfirmuar edhe në 30 vende në mbarë botën.
Në vitin e pestë të luftës, Ukraina po rikthen territore
Pacolli uron mbesën për diplomimin në Lugano: Zoti të bekoft...
Nuk kryejnë punë as miliardat, Aurelio de Laurentiis refuzon...
Mbahet faza finale e Olimpiadës së Dytë të Gjuhës Shqipe Kos...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam do t...
Emisari Sorensen flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në d...