Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se ndjehet i nderuar kur po sheh angazhim nga të gjithë sidomos nga deputetët e opozitës.
“Jam i nderuar kur po e shoh këtë angazhim nga të gjithë dhe sidomos nga deputetët e opozitës besoj që kjo ka me na dhanë qasje më të mirë”, tha ai.
Për ngritjen e çmimeve në barnatore komisioni ka dalë në teren për të ndërmar masat, sepse është jo etike të përfitojnë nga ky rast.
“Komisioni kur ka dal në teren ka parë që çmimet janë dyfishuar kemi ndërmarrë tëgjitha masat që të hetohen sepse është jo etike që ta shoh dikush si mundësi përfitimi këtë rast”, tha ai.
Ministri ndër të tjera tha se ka kërkuar 400 mijë euro shtesë për personelin shëndetësor.
“Arsyja që kemi kërkuar 400 mijë euro shtesë është që personeli shëndetësor të jetë i mbrojtur”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...
Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të sh...
Netanyahu po përgatiste një sulm të rëndësishëm ndaj Iranit ...
Numërohen 11% e votave për deputetë, këta janë më të votuari...