Juristi, Dastid Pallaska ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot me veprimin e tij e ka barazuar NATO-n me Serbinë. Këtë gjë Pallaska e quajti ofenduese.
“Ajo çka ka thënë sot Kurti është rrenë dhe lajthitje e shpifur. Kurti me atë se çka ka thënë sot, e ka barazuar NATO-n me Serbinë. Ky është krim dhe ofenduese”, është shprehur Pallaska.
Pallaska gjithashtu tha se kryeministri aktual edhe më parë ka qenë kundër NATO-s.
“Ky (Kurti) ka qenë kundër Pakos së Ahtisarit, e Pakoja e Ahtisarit e ka sjellë NATO-n në Kosovë. Pra, ky ka qenë kundër NATO-s edhe më parë”, ka thënë Pallaska.
Tutje, ai tha se Kurti ka tentuar t’i gënjejë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ky është mësuar me rrejt popullin e vet, e kësaj radhe është ra në kurthin e vet, e ka rrejt dikë që s’mundet ta rrejë, Amerikën”, shtoi Pallaska.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...