Të akuzuarit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale mashtrim.
Gjykata e ka dënuar Rrahim Hashimi, me tre vjet e nëntë muaj burg, ndërsa, i akuzuari tjetër për të njëjtën vepër penale, Kadri Rexhepi, është dënuar me tre vjet burg, raporton arbresh.info.
Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi janë shpallur fajtorë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të mashtrimit.
Në kuadër të këtij dënimi, atyre u është llogaritur koha e kaluar në paraburgim, si dhe janë obliguar që të paguajnë shpenzimet e procedurës penale.
Kurse, pala e dëmtuar, përkatësisht Faton Dalladaku, është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore juridike.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi, në afat prej 15 ditësh./Arbresh.info
Fjala përfundimtare 45 faqëshe e Rrahim Hashimit ku kërkon aktgjykim lirues
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...