Zyrtari i AAK’së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të mos marrë vendime të njëanshme për sa i përket taksës. Ka thënë se duhet të ketë konsensus politik për tema të tilla që kanë të bëjnë me Serbinë.
Reagimi i Tahirit ka ardhur një orë pas u sulmua me vezë Avdullah Hoti, zëvendëskryeministër.
“Kosova e ka sfidë reformën në administatën e shtetit, kjo është është sfidë e të gjithë ekspertëve për të ndihmuar konsoliduar dhe reformuar shtetin, kurr skam me u ndal me ndihmu këtë proces. Megjithatë, në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet. Taksa 100% nuk është e një partie, dy, apo tri, kjo është temë nacionale”, ka shkruar Tahiri në një reagim në Fb.
Ndaj sulmit të sotëm ndaj Avdullah Hotit ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe vetë Hoti, duke thënë se ata që kanë organizuar sulmin e sotëm synojnë izolimin e Kosovës.
Edhe Zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit me vezë që ju bë mëngjesin e sotëm afër ndërtesës së qeverisë.
Hoti ka thënë se ata që e kanë sulmuar sot tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar.
“Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.
Edhe Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se Partia e Albin Kurtit nuk qëndron prapa sulmit ndaj Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, i cili u sulmua me vezë sot në qendër të Prishtinës.
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...