Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka anuluar sot tenderin 110 milionësh për ndërtimin e autostradës së Anamoravës, mirëpo këtë vendim e ka kundërshtuar ish-ministri i këtij dikasteri, Pal Lekaj.
Lekaj në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka pohuar se anulimi i tenderit të Gjilanit ndodhi në kundërshtim me procedurat e përcaktuara me vendimin e Qeverisë së vitit 2017, në të cilën caktohet komiteti ndërministror prej pesë anëtarëve.
“Nga ajo që kuptuam përmes mediave shihet qartë se ministri shpërfilli vendimet e Qeverisë jashtë çdo procedure ligjore. Pjesa e këtij projekti përfshin fazën e dytë të përmbylljes së projektit që i lidh shqiptarët e Kosovës me shqiptarët e Luginës së Preshevës. Projekti në fjalë ishte shpallur projekt me interes nacional. Prandaj, veprimi i tillë i ndërhyrjes dhe mos respektimit të procedurave është një sinjal shumë i keq për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në këtë vend”, ka potencuar Lekaj për Telegrafin.
Ndërkaq, ministri Abdixhiku sot ka thënë se tenderi 110 milionësh ishte shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar, dhe se me vendimin për anulim kanë kthyer ligjshmëri në një proces të rëndësishëm financiar për vendin.
Ai gjithashtu, ka siguruar banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon.
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...