Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për gazetën gjermane “Stuttgarter Zeitung” mbi problemet me të cilat ballafaqohet Kosova në politikën e jashtme, mbi ikjen e kosovarëve nga vendi dhe mbi shtetin e BE-së që mban qëndrimin më ekstrem ndaj Kosovës.
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, i cili është përgjegjës edhe për diasporën, e ka zgjedhur Stuttgartin për të marrë pjesë në një aktivitet me rastin e përvjetorit të 12-të të pavarësisë së Kosovës.
Konjufca në një intervistë gazetës “Stuttgarter Zeitung” u shpreh i shqetësuar me largimin e qytetarëve nga Kosova. Në Gjermani, tha ai, jetojnë mbi 400 mijë kosovarë “dhe prej tyre më shumë se 100 mijë në landin e Baden-Ëürttembergut”.
“Dëshiroj që largimi nga Kosova të reduktohet. Po përpiqemi t’i përmirësojmë kushtet e jetës”, tha Konjufca.
Ai përmendi një problem thelbësor: Kosova investon në arsimimin e njerëzve dhe nga aftësitë e tyre pastaj përfitojnë shtete të tjera – “kjo është një humbje e madhe për vendin tonë”. Me probleme të ngjashme po ballafaqohen gati të gjitha vendet e Ballkanit dhe Europës Lindore.
Konjufca foli edhe për problemet e trashëguara në raport me Serbinë.
“Qeveria jonë ka nisur punën më 4 shkurt. Politika e jashtme viteve të fundit ka qenë në krizë të madhe. Kemi një fushatë agresive të Serbisë, e cila ka për qëllim që vendet të tërheqin njohjen e Kosovës. Bëhet fjalë për 15 shtete, shumica në hapësirën e Paqësorit dhe në Afrikë”, thotë ai.
Konjufca deklaroi se kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar heqjen e ndërsjellë të pengesave tregtare mes Kosovës dhe Serbisë. Por, shtoi ministri i Jashtëm i Kosovës, Serbia po e pengon Kosovën në shumë fusha, për shembull duke mos pranuar dokumentet kosovare.
Konjufca tha se dialogu nën patronazhin e BE-së duhet të vazhdojë. Sa i përket shteteve të BE-së që nuk e kanë pranuar Kosovën, kryediplomati kosovar tregoi se ka dallime: me Greqinë raportet janë të mira, ky shtet i pranon pasaportat e Kosovës, me Sllovakinë raportet janë në rregull, Spanja dhe Qiproja “përpiqen të na vendosin pengesa”. “Më ekstremja është Qiproja”, tha Konjufca.
Sa i përket ideve për bashkimin me Shqipërinë, Konjufca tha: “Nuk mund ta parashikoj ardhmërinë, nuk e di se çka ndodhë pas disa dekadave. Tani është me rëndësi t’i thellojmë raportet e mira. Për këtë po punojmë”.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...