Romelu Lukaku e ka ngacmuar Zlatan Ibrahimovicin pas fitores së Interit në Derby della Madonnina kundër rivalit lokal, Milan.
Sulmuesi veteran është kthyer në Milano në muajin dhjetor dhe i ka frymëzuar Rossonerët drejt paraqitjeve mjaft të mira, prej se ai është në skuadër.
Për më shumë, 38-vjeçari asistoi në golin e parë dhe e shënoi të dytin në gjysmën e parë të derbit, mirëpo Nerazzurrët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë duke fituar me rezultat 4-2.
Golin e fundit që edhe e vulosi fitoren e shënoi pikërisht Lukaku, ashtu që sulmuesi belg i ka drejtuar një mesazh të koduar futbollistit nga klubi rival përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kthimi i Ibrahimovicit te Milani ishte etiketuar si “kthimi i mbretit”, prandaj sulmuesi i Interit e ka ngacmuar ish-bashkëlojtarin e tij te Manchester Unitedi.
“Është një mbret i ri në qytet”, ka shkruar 26-vjeçari në përshkrimin e fotografisë, në të cilën e ngre lart fanellën e zikaltërve.
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...
I nxehti godet Evropën/ Temperatura deri 40 gradë Celcius, m...