Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Autostrada e Anamoravës do të ndërtohet gjatë këtij mandati qeverisës, derisa ka premtuar edhe zgjidhjen e problemit të thatësisë në Gjilan.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ndërtimi i kësaj autostrade është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re, por se do të bëhet sipas ligjeve në fuqi.
“Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë. Brenda këtij mandati qeverisës. Është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re. Por do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje, ai ka thënë se po punohet edhe për zgjidhjen e problemit të thatësisë në Gjilan.
“Sot takova zyrtarët e Bankës Botërore. U dakorduam të përshpejtojmë marrëveshjen për kredi që kishte mbetur në harresë. 60 milionë euro investime në ujëra për ndërtimin e digave në regjionin e Gjilanit dhe kështu adresimin e problemit të thatësisë njëherë e mirë”, ka shkruar ai.
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...