Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Sadulla Duraku përmes një mesazhi në facebook ka uruar Qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti.
“I dashur Kryeministër i Republikës së Kosovës, Desha të të përcjellë urimet për zgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të të uroj shëndet dhe mandat të suksesshëm në proceset e rëndësishme politike që e presin Kosovën dhe Rajonin. Urime edhe Kabinetit qeveritar edhe atë: Zëvendës Kryeministër i Parë, z. Profesor Avdullah Hoti dhe Zëvendës Kryeministër i Dytë, z. Haki Abazi. Të gjithë përbërjes qeveritare i urojë punë të mbarë dhe të suksesshme, si edhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore. Urime më të sinqerta popullit të Kosovës, të cilët meritojnë shtet stabil, të fortë ekonomikisht, politikisht si edhe progres drejtë integrimeve euro-atlantike.”, thuhet në mesazhin e Durakut.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...