Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu reagoi sot në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar protestën e tyre për mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet profesionale, si një shembull qytetar dhe europian në mbrojtje të të drejtave themelore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se studentët shqiptarë “e treguan sërish se gjuha nuk lyp leje”, ndërsa theksoi se kësaj here ata ishin më të shumtë, më energjikë dhe me mbështetjen e studentëve nga Tirana dhe nga gjithë shqiptaria.
Sipas deputetit socialist, edhe përballë pengesave burokratike, energjia e një kauze të drejtë arrin gjithmonë të gjejë rrugën e saj. Ai nënvizoi se protestat paqësore dhe qytetare mund të shndërrohen në zërin e një të drejte themelore.
“Edhe kur dikush mendon se mund të ndalojë studentët me pengesa burokratike, energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj. Një shembull europian në zemër të Shkupit se si protesta paqësore dhe qytetare mund të kthehet në zërin e një të drejte themelore, larg tensioneve që nuk kanë vend në fqinjësinë e mirë ku synojmë të jetojmë bashkë”, shkruan Vengu./atsh.al
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...
KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë n...
Kurti për Rrahman Jasharajn: Është qe 20 vjet aty, e ka shke...