Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar lidhur me një incident që ka ndodhur pas protestës së sotme, me çka disa persona janë arrestuar.
Në një video-paraqitje në rrjetet sociale, ai njoftoi se policia ka ndaluar tre persona, një maqedonas dhe dy shqiptarë, pas një përplasjeje që, sipas tij, ka ndodhur pas përfundimit të protestës.
“Të nderuara media, të nderuar qytetarë. Dua të sqaroj opinionin lidhur me një incident që ndodhi pas protestës së sotme. Policia ka ndalur 3 persona, një maqedonas dhe dy shqiptarë pas një zënke që ndodhi pas protestës së sotme. Dua t’ju lus të mos bini pre e propagandave dhe dezinformatave që po qarkullojë në opinion nga maqineria propagandistike e Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit. Institucionet përkatësë tashmë janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit dhe për caktimin e përgjegjësive. Qetësia, maturia dhe përgjegjësia janë në interes të të gjithëve”, dekaroi Iseni.
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...