Për herë të parë pritet të ulet në kolltukët e Kuvendit të Kosovës.
Është ky kryetari i deri tashëm i komunës së Podujevës, Agim Veliu.
Veliu tashmë ka hyrë në sallën e Kuvendit ku për pak minuta pritet që të marr edhe zyrtarisht mandatin si Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kurtit.
Bashkë me të për herë të parë në ulëset e kabinetit qeveritar pritet të ulen edhe Besian Mustafa, Anton Quni , e Vlora Dumoshi nga radhët e LDK-së.
Kujtojmë se sot deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të votojnë Qeverinë e re të përbërë nga VV, LDK, si dhe minoritetet jo shumicë.
Kujtojmë se ndonëse kanë biseduar me Kurtin, Lista Serbe dje ka bërë të ditur se nuk do të votoj këtë qeveri.
E të njëjtin veprim pritet ta bëjnë edhe PDK-ja, e AAK-ja./arbresh.info/

Lajmërohet Shpend Ahmeti, ka diçka për të thënë para seancës
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...