Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, po marrin pjesë në takimin e projektit Rajonal të BE-së, për luftimin e krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim Ejupi theksoi se luftimi i të gjitha formave të krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtarë mbeten një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.
“Kërcënimet e sigurisë kanë dimension ndër-kufitar dhe kërkohet reagim efikas në parandalimin dhe luftimin e këtyre kërcënimeve, prandaj kërkohet bashkëpunimi proaktiv, i rregullt dhe i shpejtë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtarë policor dhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.”, theksoi Ejupi.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z Rashit Qalaj, vuri në dukje bashkëpunimin e mirë që ka Policia e Kosovës me shtetet e rajonit si, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi. Ai tha se për Policinë e Kosovës mos anëtarësimi në Interpol dhe Europol, vazhdon të mbetet pengesë e vazhdueshme për bashkëpunim ndërkombëtarë.
Sekretari Ejupi dhe drejtori Qalaj shprehën përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim dhe shkëmbimin e informatave me të gjitha shtetet pa dallim dhe kërkuan që shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë më shumë sinergji, sidomos në thellimin e bashkëpunimit për të zbatuar një agjendë të përbashkët të sigurisë, të bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe mirëbesimit.
Në këtë konferencë, zyrtari policor i Policisë së Kosovës, Toger Ahmet Salihu, ka marrë çmimin për udhëheqjen e një hetimi në një operacion ndërkombëtar kundër trafikimit me narkotik. /arbresh.info/


Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...