Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi së bashku me Drejtoreshën e ICITAP, Kimberly Riffe, kanë nënshkruar pranim dorëzimin e donacionit të radhës, me ç’rast Qeveria Amerikane, Programi ICITAP, i dhuroi Shërbimit Korrektues të Kosovës, paisje të ndryshme për mbështetjen e ndërtimit të kapaciteteve të Njesisë së Inteligjencës.
Paisjet do të përdoren nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese me qëllim të mbledhjës, sistemimit, ruajtjes në mënyrë sa më të sigurtë të të dhënave. Po ashtu, ato do të përdoren për analizmin e raporteve për zhvillimin e produkteve të inteligjencës, në rast të cenimit të sigurisë ndaj institucioneve të SHKK-së.
Si rrjedhojë, zyrtarët e NJIK-së gjithashtu janë trajnuar mbi Sigurinë Kibernetike dhe aplikimin e metodave të sigurisë në perdorimin e teknologjise së pranuar.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...