Melihate Tërmkolli e LDK-së po thotë se nëse nuk arrihet marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike atëherë opsion është që partia e Albin Kurtit të bashkohet me PAN-in.
Këto komente Tërmkolli i bëri në Televizionin T7, duke thënë se nëse nuk bëhet marrëveshja LV – LDK, atëherë Kurti nuk do të ketë opsione të tjera.
“Krejt këto informacione që jepen, deklarimi i kryeministri në detyrë, krejt këto sjellje të VV madje ishte një deklaratë e tyre që ne do të bëjmë, nuk ka opsione tjera, kjo të jep me kuptu që kjo mundet me qenë ky koalicioni që këta e kanë luftu aq shumë, mund të jetë, kurgjë s’përjashtohet”, ka deklaruar ajo.
Tërmkolli ka thënë se qeveria e pakicës që u përmend pak ditë më parë, nuk ofron as zgjidhje e as stabilitet.
“Ishte edhe kjo tjera, një lloj qeverie e pakicës që nuk ofron as zgjidhje e as stabilitet”, shtoi e njejta.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...