Askush nga Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë deklaratë lidhur më vendimin e Gjykatës për rastin e njohur si “Pronto”.
Ndonëse ditë pune, zyret e kësaj partie në Prishtinë kanë qenë të mbyllura raporton arbresh.info.
Kujtojmë se të akuzuarit për rastin “Pronto”, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë janë shpallur sot të pafajshëm sot nga Gjykata.
arbresh.info ka provuar të kontaktoj sot gjatë ditës me të tre por thirrjes i është përgjigjur vetëm Pajaziti i cili kërkoi që pyetjet të i përcillen me shkrim por që më pas nuk ka kthyer asnjë përgjigje. /arbresh.info/
Gjatë shpalljes së aktvendimit kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shashivar Hoti, tha se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale më të cilën ngarkohen./arbresh.info/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...