Real Madrid i ka bërë me dije trajnerit Zinedine Zidane, të harrojë transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.
Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez i ka thënë teknikut francez se transferimi i Pogbasë do të ndalojë zhvillimin e mesfushorit Federico Valverde.
Pavarësisht kësaj, Zidane dëshiron transferimin e francezit në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas AS, kjo dëshirë nuk vlen për klubin, pasi e cilësojnë Valverden si e ardhmja e gjigantit spanjoll.

Uruguaiani ka shënuar dy gola këtë sezon në 14 paraqitje derisa 13-herë kampioni i Spanjës renditët në pozitën e dytë në tabelë.
Valverde i kushtoi Realit pesë milionë euro, mirëpo vlera e tij për momentin ka prekur shifrën prej 45 milionë euro.
Ndërsa transferimi i fituesit të Kupës së Botës do të kushtoi rreth 180 milionë euro./arbresh.info.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër