Prokuroria Themelore në Gjilan jep detaje rreth rastit të vrasjes në Gjilan.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, më 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në Gjilan, ka ndodhur një vrasje e rëndë motivet e të cilës ende nuk dihen.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nato 99”, në Gjilan, ku dyshohet se pas një aksidenti në komunikacion, i dyshuari V.H., me armë zjarri, ka shtënë në drejtim, të viktimës, tani të ndjerit L.S., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Pas rastit të ndodhur në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë, prokurori kujdestar, policia dhe ekipi mjekësor, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obduksion.
Me urdhër të prokurorisë, i dyshuari V.H., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan./arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...