Presidenti Stevo Pendarovski, u dërgoi urim të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët i festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian.
“Më lejoni, të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët i festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian t’ua uroj festën e madhe – Krishtlindjet. Dëshiroj që dita e lindjes së Krishtit të na sjellë lumturi, shëndet, gëzim dhe ta përforcojë besimin tonë dhe shpresën për një të nesërme më të mirë. Pikërisht në ditët e festës e cila kalohet me më të afërmit dhe kur shtëpitë dhe zemrat tona janë mbushur me dritë dhe ngrohtësi, të përhapim dashuri dhe harmoni në familjet tona, por edhe të kujdesemi dhe t’ua shtrijmë dorën të gjithëve të cilëve u nevojitet mbështetje materiale dhe shpirtërore”, theksohet në urimin e Pendarovskit./medial.mk
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...