Pavarësisht trashëgimisë kriminale të lidhur me krimet e luftës dhe vrasjet politike, Qeveria e Serbisë vazhdon ta financojë me para të shtetit shoqatën famëkeqe të veteranëve “Beretat e Kuqe”.
Kjo organizatë, pjesëtarët e së cilës kanë marrë pjesë në krime gjatë luftërave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, mbledh ish-pjesëtarë të njësisë famëkeqe speciale të Sigurimit Shtetëror serb.
Madje, përkrahja e tyre ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq në protestat e fundit në Serbi është dëshmi e vazhdimit të mendësisë së Millosheviçiqit.
Organizata e “Beretat e Kuqe” ka marrë fonde vazhdimisht nga Ministria e Punës, që nga koha kur në krye të saj është emëruar Milica Stamenkovski.
Në këtë kontekst, profesorë të gjeopolitikës në Kosovë thonë se ky është tregues i qartë se Serbia, duke i mbajtur nën kontroll këto struktura, dëshiron që t’i përdorë për çdo situatë në rajon.
” Kanë qenë janë dhe vazhdojnë të mbesin akoma pjesë të strukturës serbe, këto nuk janë grupe qe kanë vepruar krye në vete por janë grupe të qarta paraushtarake të cilat i ka kontrolluar Serbia të cilat i ka financuar dhe po vazhdon akoma ti financojë. Fakti që Serbia i financon këto struktura tregon që qëndron prapa tyre dhe kujdeset për stabilitetin dhe mirëqenien e tyre …”, ka thënë Dorajet Imeri, profesor i gjeopolitikës.
Në institutin “Octopus” thonë se Aleksandër Vuçiq vazhdon të funksionojë me logjikën e njëjtë të kriminelit serb Sllobodan Millosheviq, por që përdor mjete dhe mekanizma të ndryshëm.
“Serbia po krijon një mobilizim tek masa e saj ku është duke e rikthyer nostalgjinë e vjetër për krimet që i kanë bërë ata vet dhe në këtë formë është duke dhënë mesazhin se ne vazhdojmë në të njëjtën formë ti përkrahim edhe tek populli edhe kushdo që bënë veprimet e tilla të mos ketë frikë … është duke krijuar kamikaz të rinj…”, ka thënë Gurakuq Kuqi, Instituti për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”.
“Beretat e Kuqe” ishte njësi speciale kriminale e lidhur me Shërbimin e Sigurimit të Shtetit, e cila u formua më vonë dhe kishte komandantë të tjerë. Gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, kjo njësi paramilitare serbe kreu krime të rënda ndaj popullatës civile./RTK
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër
Barcelona reagon ashpër pas akuzave të rënda të Perezit
“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shë...
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...