Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, do të zhvillojnë takimin e radhës.
Vetë Albin Kurti e ka konfirmuar takimin e sotëm, duke shprehur bindjen e arritjes së një marrëveshjeje gjatë negociatave, raporton arbresh.info.
“Po është e vërtetë që do të zhvillohet një takim edhe sot me kryetarin Mustafa por tani duhet të udhëtojë urgjentisht jashtë Prishtine. Këto takime do të mbahen rregullisht deri sa të arrihet marrëveshja 100 përqind. Por qytetarët të jenë të qetë sepse qeveria do të formohet ashtu siç kanë votuar ata me 6 tetor”, deklaroi Kurti, raporton arbresh.info.
Takimi ndërmjet dy liderëve do të ndodhë në ambientet e Kuvendit të Kosovës nga ora 17:00./arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...