Presidenti amerikan, Donald Trump u bëri sot thirrje udhëheqësve iranianë të lirojnë disa gra, që ai tha se përballen me ekzekutim, duke thënë se do të ishte një fillim shumë i mirë për negociatat që do të rifillojnë midis Uashingtonit dhe Teheranit.
“Udhëheqësve iranianë, të cilët së shpejti do të negociojnë me përfaqësuesit e mi, do t’u isha shumë mirënjohës për lirimin e këtyre grave. (…) Ju lutem mos i dëmtoni! Do të ishte një fillim shumë i mirë për negociatat!!!,” shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij Truth Social duke komentuar një postim që ai ndau.
Postimi në fjalë, i nxjerrë dje nga llogarinë në X e një aktivisti të quajtur Eyal Yakoby, përmban fotografi të tetë grave të paidentifikuara, me mesazhin “Republika Islamike e Iranit po përgatitet të varë tetë gra”.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...