Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 orët e ardhshme

19:15 | 21 Prill 2026
R J

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Kaja Kallas, tha sot se në 24 orët e ardhshme pret zhbllokimin e kredisë për Ukrainën, e cila është bllokuar nga Hungaria.

“Ka një momentum të ri pas zgjedhjeve hungareze dhe pres një vendim pozitiv për një kredi prej 90 miliardë eurosh në 24 orët e ardhshme”, tha Kallas pas takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg.

Kallas shtoi se BE-ja duhet të marrë në konsideratë edhe vendime të tjera që janë bllokuar për një kohë të gjatë, siç është hapja e grupeve të negociatave me Ukrainën, si dhe paketa e 20-të e sanksioneve, dhe të vazhdojë me paketa të reja. 

Shpërndaje në rrjete sociale