Vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm në rrafshin ndërkombëtar dhe sukseset për Bebe Rexhën duket se nuk kanë të ndalur.
Ajo njëherësh është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan imazhe të ndryshme nga jeta personale dhe ajo profesionale, shkruan portali arbresh.info
Bebe së fundmi ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet në një supermarket, me shportën e mbushur plot për festat e fundvitit.
E shoqëruar nga qeni i saj, Bear, Rexha thotë se ka kaluar një ditë të këndshme, ndërsa shihet se nuk ka kursyer asgjë për më të dashurit e saj.

“Blerje për pushime”, ka shkruar Bebe pranë fotografisë.
Kujtojmë se para disa ditësh artistja shqiptare vizitoi Shqipërinë ku u njoh nga afër me disa prej familjeve të prekura nga tërmetet e fundit që goditën vendin./arbresh.info/
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...