Një vajzë adoleshente është në rrezik të problemeve shëndetësore mendore, nëse babai i saj ka përjetuar depresion pas lindjes, thotë një hulumtim i fundit.
Një studim i kryer me më shumë se 3 mijë familje në Britani të Madhe, ka gjetur se edhe baballarët përjetojnë depresion pas lindjes së fëmijës, shkruan Guardian, transmeton portali arbresh.info
Studiuesit kanë gjetur një lidhje të ngushtë të depresionit mes burrave dhe vajzave të tyre.

Ky rrezik i vogël, por shumë i rëndësishëm aplikohet vetëm tek vajzat.
Studimi i botuar në Jama Psychiatry, thekson se është e paqartë se pse vajzat janë më të prekura nga djemtë, por sipas tyre kjo mund të lidhet në aspektet specifike të marrëdhënieve mes babait dhe vajzës.
Studiuesit theksojnë se gjetjet mund të ndihmojnë në shërbimet psikologjike të pas lindjes, e cila tradicionalisht përqendrohet vetëm tek depresioni që përjeton nëna pas lindjes./arbresh.info/
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...