Ambasada Amerikane njofton ditën e djeshme drejt Shqipërisë janë dërguar ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtuese i Fairfax dhe nga Departamenti Zjarrfikës i Los Angelos.
Ekipet do të bëjnë vlerësimin dhe do të përcaktojnë dëmet në infrastrukturën e ndërtimeve të prekura nga tërmeti.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane:
‘Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për rimëkëmbjen pas tërmetit, USAID ka nisur dje për në Shqipëri ekipe emergjencash nga Departamenti Zjarrfikës dhe Shpëtues i kontesë Fairfax dhe Departamenti Zjarrfikës i kontesë së Los Angeles. Këta ekspertë do të ndihmojnë në koordinimin e ekipeve ndërkombëtare në vlerësimin e dëmeve, për të përcaktuar nëse ndërtesat dhe infrastruktura kritike në zonat e prekura janë të sigurta. #ShbaQendronKrahShqiperise”, thuhet në njoftim.
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...