Në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë është hapur libri i ngushëllimeve për viktimat nga tërmeti në Shqipëri.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, deklaroi se Shqipëria ka hequr taksën rrugore për të gjithë ata që dërgojnë ndihma për të prekurit nga tërmeti, por jo edhe për njerëzit e rëndomtë.
Ndër të tjera, ai shtoi se pas tejkalimit të fatkeqësisë Shqipëria do ta rishikoj edhe njëherë vendimin për taksën.
“Për të dakorduar sa më mirë dërgimin e ndihmave në Shqipëri në konsultë edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj në orët e paradites është rënë dakord që FSK do të jetë institucioni kryesor që do të merret me menaxhimin e dërgimin e gjithë ndihmave nga Kosova drejt Shqipërisë. Shqipëria ka hequr taksën rrugore për të gjithë ata që ofrojnë ndihmë, por jo edhe për qytetarët e rëndomtë. Se çfarë do të bëhet pas kësaj tragjedie, mbetet të shihet në vazhdimin me vendimin tjetër për taksën”, u shpreh Minxhozi./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...