Përpjekja e përbashkët në vazhdimin e marrëdhënieve të mirë ndërfqinjësore dhe avancimi i këtyre marrëdhënieve si kontribut për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit ishte tema e takimit të kryeministrave të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisv, Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq.
Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, për realizimin e këtyre përpjekjeve të rëndësisë së madhe janë takimet në nivel presidentësh dhe kryeministrash që ndodhën gjatë tre-katër muajve në Serbi dhe Maqedoni, si dhe takimet në forumet rajonale, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim mes kryeministrave është biseduar për planin aksional për zbatimin e Deklaratës për avancimin e bashkëpunimit rajonal që Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria e sollën në Ohër, e që në format më të gjerë forcohen zbatimi i katër masave konkrete, përkatësisht, qarkullimi i lirë i njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit.
Ndërlidhje infrastrukturore si pjesë e bashkëpunimit rajonal dhe në këtë takim, kryeministrat Zaev dhe Bërnabiq u pajtuan se dy vendet duhet ta intensifikojnë komunikimin për identifikimin e interesave të përbashkëta për realizimin e nismave dhe projekteve infrastrukturore, energjetike dhe transportuese.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...