Ajo që po shihet si pasardhëse e Angela Merkelit në kancelari, ka kërcënuar me largim nëse partia e saj e qendrës së djathtë CDU nuk e mbështet.
Annegret Kramp-Karrenbauer, e njohur si AKK, nxiti kritikët të mbështesin vizionin e saj për Gjermaninë në kongresin vjetor të partisë në Leipzig, transmeton portali arbresh.info.
Ajo është përballur me kritika të mëdha qëkur ka zëvendësuar Merkelin si udhëheqëse të CDU’së.
Megjithatë, kërcënimi i saj për të dhënë dorëheqjen shkaktoi një ovacion të gjatë dhe një premtim besnikërie nga kritiku i saj kryesor.
Rezultatet e dobëta të zgjedhjeve dhe popullariteti i saj i ulët kanë çuar në pakënaqësi brenda CDU. Por në një fjalim të premten, Znj Kramp-Karrenbauer, 57 vjeç, lëshoi një ultimatum për kundërshtarët e saj.
“Nëse mendoni se Gjermania që dua nuk është ajo që dëshironi … atëherë le ta përfundojmë. Këtu, tani dhe sot”, u tha zonja Kramp-Karrenbauer para delegatëve.
“Por, të dashur miq, nëse doni këtë Gjermani, nëse doni të merrni këtë rrugë së bashku … atëherë le të përvjelim mëngët tona këtu dhe tani dhe të fillojmë.”
Në fund të fjalimit, delegatët i dhanë udhëheqësit të partisë një ovacion në këmbë që zgjati të paktën tre minuta.
Zonja Merkel, e cila gjithashtu mbajti një fjalim në kongres, pati një ton më pajtues, duke bërë thirrje për unitetin e partisë./arbresh.info/

Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...